Loshaj: Synimi i Rusisë është që ta portretizojë Kosovën si projekt të dështuar të Perëndimit

Aktuale

Loshaj: Synimi i Rusisë është që ta portretizojë Kosovën si projekt të dështuar të Perëndimit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 00:27
Jeta Loshaj

Jeta Loshaj, nga fondacioni “Friedrich Ebert”, ka thënë se synimi i Rusisë është që ta portretizojë Kosovën si projekt të dështuar të Perëndimit.

“Për nëse flasim për Kosovën, nuk mund të themi se ka akterë lokalë që ia mundësojnë Rusisë hapësirën për të ushtruar ndikimin e saj, në hulumtimin tonë kemi konstatuar se qasja e Rusisë, apo ndikimi i Rusisë në Kosovë nuk është që ekziston në Kosovë, por është më shumë ndaj Kosovës, për shkak se synimi i Rusisë është në njëlloj lufte me Perëndimin, duke u munduar që ta portretizojë Kosovën si një projekt të dështuar të Perëndimit”, u shpreh Loshaj.

“Siç dihet Rusia rastin e pavarësisë së Kosovës e shfrytëzon si justifikim për disa nga aneksimet vet aneksimin e Ukrainës që e ka bërë në vitin 2014 me Krimen”.

“Për shkak e dimë se është një rajon me disa struktura jo të konsoliduar, dhe duhet ndihma e BE-së dhe NATO-s, apo ndihma e aleatëve perëndimor. Ballkani Perëndimor i përket orbitës euro-atlantike dhe duhet të largohet nga orbita ruse, vetëm kështu mund t’i dërgohet një sinjal më i qartë ndaj Rusisë që nuk ka vend për ndikim në këtë rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat