Tension e pranim fajësie në seancën fillestare për garat ku vdiqën tre të rinj

Aktuale

Tension e pranim fajësie në seancën fillestare për garat ku vdiqën tre të rinj

Më: 16 maj 2024 Në ora: 00:47
Pamje nga Gjykata

“Djali i hasretit ky, mua djalin e hasretit… mka lanë  pa djalë ky mua…”, të vështirë e ka pasur sot përballjen me të akuzuarit nëna e Molos Delijat, një nga tre personat që vdiqën pas një aksidenti në Prizren.

Pos tij edhe Nue Bibaj e Lordon Syla, vdiqën si pasojë e goditjeve nga vetura, gjatë kohës sa ishin duke shikuar një garë automobilistike e organizuar në kundërshtim me ligjin në dhjetor të vitit të kaluar në autostradën Ibrahim Rugova.

Një ditë para se te bëhen fiks 5 muaj që nga vdekja e tre të rinjve, dy nga garuesit janë paraqitur në gjykatë.

Në këtë seancë që është fillestarja në këtë rast, prokurori ka lexuar aktakuzën.

“Fillojnë zhvillimin e garës së kundërligjshme, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre, me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe (me besueshmëri deri 170km/h sipas vlerësimit të ekspertit të trafikut rrugor), i akuzuari Arlind humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin (C) të markës ‘’VË Golf’’ me targa të regjistrit: 07-510-EC, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë gjithashtu godet për vdekje këmbësorët, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës”, ka thënë Genc Nixha- Prokuror.

Pas kësaj, i akuzuari Arlind Syla, i cili gjendet në paraburgim, ka pranuar fajësinë për veprën penale shkaktim i rrezikim i trafikut në publik në bashkëkryerje me pasojë vdekjen, porse nuk u aprovua nga gjyqtarja.

“Po e pranojë fajësinë.”

Ndonëse shprehu keqardhje, i akuzuari i dytë Irfan Hoti, i cili ndodhet nën masën e paraqitjes në polici, nuk e pranoi veprën për të cilën e ngarkon prokuroria.

“Nuk e pranoi fajësinë…”

Për këtë të fundit, i cili u lirua nga paraburgimi, për arsye shëndetësore, familjarët e njërit prej viktimave thanë se i njëjti ka vazhduar të shkelë rregullat në trafik.

“Por më duhet të theksojë se nga informacionet të cilat mund te verifikohen nga Policia e Kosovës, i pandehuri Irfan Hoti jo vetëm nuk paska ndjerë keqardhje por gjatë vitit 2024, kur është liruar në masën paraqitje ne stacion policor, i janë shqiptuar gjoba ndër to edhe ndalimi i ushtrimit te mjetit, duke pas parasysh që njëra ndër kushtet për shqiptimin e masës së paraburgimit është edhe që kur pesha e veprës penale dhe karakteristikat e kryerësit bëjnë që të dyshohet qe i njëjti mund të përsëris veprën penale gjegjëse apo te përfundoj atë që ka lënë në gjysmë, është e qartë se kjo masë ndaj tij që është tani ne fuqi nuk e di nëse është duke kryer efektin që parasheh ligji”, ka thënë Leotrim Syla- Vëllai i viktimës.

E duke u thirrur në arsye shëndetësore, edhe avokati i të akuzuarit Arlind Syla kërkoi që të njëjtit të zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Pavarësisht numri të madh të palëve e pjesëmarrësve në këtë seancë, përveç dy zyrtarëve të shërbimit korrektues asnjë zyrtarë policor tjetër nuk ishte i pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat