Ahmeti: Draft statuti i asociacionit nuk është pranuar nga Kosova

Aktuale

Ahmeti: Draft statuti i asociacionit nuk është pranuar nga Kosova

Më: 16 maj 2024 Në ora: 00:59
Kreshnik Ahmeti 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se Drafti i Asociacionit ekziston por nuk është i pranuar.

“Drafti i Asociacionit ekziston por ai nuk është pranuar. Është draft i Lajcakut. Ne kei bërë komente sic kanë kërkuar mbi dokumentin ndërkombëtar, ta quajmë, të draftit të Lajcakut. Por ai nuk ëhstë documents in Qeverisë së Kosovës. PRA fillimisht duhet që të bëhet dokumenti i Qeverisë së Kosovës, të pranohet, dhe është një ndër hapat më të rëndë NË këtë process dhe të dërgohet pastaj në Gjykatën Kushttuese dhe këtu është edhe një pjesëe fjalisë së raportit “Në mënyr ëtë pranueshme”. Në shumë nivele është një qasje e gabuar dhe mendoj se shumë shpejt do ta sqarojmë këtë dhe do të ecet tutje. Nëse jo më 17 Maj gjithsesi në një mbledhje të jashtëzakonshme. në momentin kur ta arrijmë një plan të sekuencimit të dakorduar nga të dyja palët sigurisht se në bazë të atij plani të sekuencimit do të fillojë hap pas hapi zbatimi I marrëveshjes. Ka pasur gatishmëri më 18 March që të bëhet kjo në bazë të katër shtyllave; Në bazë të Kushtetutës, vendimit të Kushtetueses të vitit 2015, Në përputhje me letrën E Mogherinit dhe Në përputhje me shkrimin e diplomatëve amerikanë. Chollet dhe Escobar, por nuk ka patur një gatishmëri nga pala tjetër e duhe ttë themi edhe nga BE-ja”, tha Ahmeti.

Ai tutje shoti se jemi në një proces ku nuk mund të veprojmë krye më vete

“Jemi në një proces ku nuk mund të veprojmë krye më vete. Edhe BE-ja kërkonte që ekipi menaxhues sipas marrëveshjes së vitit 2015 ta paraqes një draft. Drafti ishte i keq. Ishim në proces të dialogut në Bruksel ku rregullat ishin të qarta. Përbrenda atij procesi jemi me një situatë të ngjashme me situatën e sotme. Kryeminstri Kurti i ka dërguar komentet mbi draftin i cili është konfidencial sepse kështu është kërkuar. Nuk kam parë asnjë konfirmim nga BE-ja. Nuk po them se nuk ekziton një draft i statutit, ai është dorëzuar më 21 tetor dhe deri më 24 tetor ka qenë koha për të dërguar komentet tek BE-ja, Ne këtë e kemi bërë dhe procesi tashmë ka ngecur mbi dakordimin për planin e zbatimit të balancuar të marrëveshjes se Brukselit”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat