“LDK-ja nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare”, vjen reagimi ndaj deputetes Kica: Ja një pazar drastik që bëri LDK-ja

Aktuale

“LDK-ja nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare”, vjen reagimi ndaj deputetes Kica: Ja një pazar drastik që bëri LDK-ja

Nga: A.SH Më: 16 maj 2024 Në ora: 07:00
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi dikur gjatë një takimi

Profesori Binak Maxharraj i ka reaguar ashpër deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e cila ka thënë se LDK nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare.

Maxharraj ia ka kujtuar një prej pazareve më drastike që ka bërë LDK-ja me PDK-në, duke thënë se LDK nuk merr pjesë “në pazare të vogla, por ajo shkon në pazare të mëdha, ku ndahen copat e mëdha”.

Shkrimi i plotë:

Para disa diteve kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu bëri ftesë te gjitha partive politike për një takim pune.

Takimet tilla janë të shëndetshme për politika të shëndetëshme për shtetin?!

Në takim shkoi vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, kurse takimin e refuzuan LDK dhe AAK.

Në LDK siç po shihet në paraqitjet publike gratë e LDK ua kanë marrë primatin burrave të LDK.

Sot njëra nga gratë aktive të LDK-së deputetja Doarsa Kica-Xhelili një mërgimtare nga partia “Guxo” e cila kapërcej në LDK, anipse i ati i saj mbeti në LVV. Ajo për media deklaroi diçka të çuditshme duke theksuar se:

“LDK-ja nuk shkon në tavolina ku bëhën pazare”, duke iu referuar thirrjes së kryeministrit Albin Kurti të cilit në tavolinë i shkoi vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Por thënia e saj se LDK-ja nuk bënë pazare nuk është e vërtetë. Është ajo vetë LDK kampione e pazareve me partitë tjera. Bile shpesh ishte edhe në rolin e patericave me partitë tjara sipas pazareve të saj.

Po ia përkujtoi deputetes Doarsa Kica-Xhelili një pazar drastik të LDK sepse atëherë ajo ka qenë më e re dhe nuk ishte ne politikë. Fjala është për një Pazar të madh që e bëri LDK me PDK kur kryetari i poasardhur i LDK-së bëri një “Pazar të tmerrshëm me PDK e Hashim Thaçit”.

E vërtetë gjatë fushatës mbrenda LDK për zgjedhjen e kryetarit të LDK Isa Mustafa një aktivist i vonë në LDK nuk la gur pa luajtur me “sharje e piskama ndaj PDK-së dhe SHIK-ut”, se do t’i zbatoj qëndrimet dhe parimet e LDK se kurrë nuk do të bëjë Pazar me PDK.

Por se, mbajti fjalën i shkeli parimet dhe qëndrimet e LDK dhe papritmas e bëri pazarin e madh, duke e tradhtuar VLAN-in dhe duke bërë koalicion mbrenda natës me PDK e Hashim Thaçit, bile në fshehtësi i ndan edhe funksionet u morën vesh Thaçi president kurse Mustafa kryeministër.

Kjo u vërtetua me vonë, u bë realtet!

Nga ai moment LDK e mori teposhtëzen, u përzinë penjet midis PDK dhe LDK u bë një lëmsh. Në LDK u përzinë PDK-istat dhe SHIK-kistat. Isa Mustaf sikur e harroi LDK, s’kishte as organizim, as reformësim të partisë krejt ishte sallamadi. U vrejtën përplasje të mëdha mbrenda LDK në mes të Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit e cila nuk pajtohej me Isa Mustafën i cili i shkatërroi parimet dhe qëndrimet e LDK, mbeti e vetme në reagime, derisa klani i Isa Mustafës e “përplasi” Vjosa Osmanin jashtë partisë.

U deshtë të priten zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021 kur LDK përjetoi debaklin më të madh në historinë e saj zgjedhore. Duke rënë ne vetëm 12%. Tmerr, skandal i paparamemduar për uljën dhe poshtërsimin kaq të madh që i bëri LDK Isa Mustafa.

Në 12% ra LDK për shkak te këtij pazari të madh me PDK. Dhe asgjë askujt.

Çele gur gojën për këtë goditje fatale te LDK. Askush nga LDK nuk bënte zë, apo nuk guxonte të bënte zë nga frika e autokratit Isa Mustafa.

Isa Mustafën askush nuk e mori në përgjegjësi për këtë fatalitet që i ndodhi LDK. Bile nuk u gjetë të mblidhet as Kryesia e partisë e cila nuk e tha asnjë fjalë por as që u bë ndonjë analizë krtitike se pse LDK i ndodhi kjo, por as ne Këshillin e Përgjithshëm të LDK nuk guxoi askush ta përmend se pse LDK e gjeti kjo dergjë. Çele gurë gojën kurrfarë përgjegjësie nuk kërkohej nga Isa Mustafa. Bile, këshilli i Përgjithshëm në vend që të kërkonte përgjegjësi nga Isa Mustafa atë e lartësuan në kryetar nderi të LDK ku është edhe sot.

Kjo pra është e vërteta LDK e Dorasë KIca-Xhelili se LDK, “nuk shkon në tavolina ku bëhen pazare”, ndoshta nuk shkon në pazare të vogla, por ajo shkon në pazare të mëdha, ku ndahen copat e mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat