Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Mal të Zi ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal që e vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
“Serbia ta dërgojë Radoiciqin në Kosovë dhe grupin e tij kriminal që vranë rreshterin policor, tashmë hero, Afrim Bunjaku”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se marrëdhëniet e mira në rajon janë të domosdoshme.
Kurti në panelin e diskutimit të Samitit që po mbahet në Kotorr “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për të quar reformat e përpara.
Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkaktuar kriza në Evropë.