Dështon ratifikimi në Kuvend, s’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Aktuale

Dështon ratifikimi në Kuvend, s’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:12
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës s’ka arritur ta votojë as sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Pro kësaj marrëveshje ishin 77 deputetë, derisa kundër votuan 10. Pro kësaj marrëveshje votuan edhe deputetët e PDK-së, që deri tash nuk kishin marrë pjesë në votimet për marrëveshjet ndërkombëtare, por as votat e tyre nuk kryen punë.

“Vetëm 77 vota për këtë marrëveshje, 10 kundër, rrëzohet kjo marrëveshje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Pro kësaj marrëveshje votuan 75 deputetë, e kundër 13. Për këtë marrëveshje votuan vetëm disa deputetë të PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat