Limaj thumbon Kurtin dhe Krasniqin: Nuk është demokratike që në “kafe” të vendoset për të shkuar në zgjedhje

Aktuale

Limaj thumbon Kurtin dhe Krasniqin: Nuk është demokratike që në “kafe” të vendoset për të shkuar në zgjedhje

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:36
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi “në kafe” i kryeministrit Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku sipas tij, është folur për shkuarjen në zgjedhje është fyerje për institucionet e Kosovës.

Limaj është shprehur se nuk është demokratike që katër persona të vendosin për fatin e 120 deputetëve të zgjedhur nga votat e popullit.

Limaj ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen bashkë për ta shkarkuar Qeverinë dhe për t’i dhënë mundësi vendit për të shkuar në zgjedhje.

“Kjo çka kemi parë ditëve të fundit është ajo që nuk ndodh në demokraci, është supermimi i organeve legjitime të vendit. Ju nuk mundeni dy vete, tre vetë me u mbledh me një kafe, gjoja me një agjendë tjetër dhe nga një agjendë siç ishte legjislative, me u marr vesh katër vetë me ja shkurtuar mandatin 120 deputetëve që i ka votuar populli i Kosovës. Kjo do të thotë që ata e kanë fyer institucionet e Kosovës, Parlamentin, institucionin më të lartë të Kosovës. Kjo do te thotë që ata nuk e respektojnë institucionin më të lartë, nuk kanë pikë respekti për votuesin që ka votuar, 120 deputete të gjithë janë votuar me votën nga qytetaret e Kosovës, ata përfaqësojnë Kosovën dhe këta katër vetë nuk e përfaqësojnë Kosovën. Ka rrugë sikur se tha demokratike që shkohet drejt shpërndarjes së parlamentit, janë mbledhur katër vetë dhe kanë thënë po shkojmë, e po e shkarkojmë parlamentin. Parlamenti nuk është përgjegjës, parlamenti kërkon llogari nga qeveria, ky është sistemi ynë parametra. Që parlamenti e zgjedh qeverinë dhe e kontrollon, e mbikëqyrë dhe e mbanë përgjegjës qeverinë dhe kërkon llogari qeverisë. Çka po ndodh sot, po ndodh këta na thanë neve kështu me amnistuar krejt këto debakël edhe krejt këto gabime, krejt këto drama që i ka shkaktuar vendit me i lanë pa adresë, e me shku e me e shkarkuar parlamentin e Kosovës”.

“Kjo kërkund nuk ndodh dhe kërkesa ime është që për deputet e parlamentit të Kosovës mos e lejoni vetën të ofendohet institucioni edhe juve dhe votuesin e juaj. Deputet e Parlamentit të Kosovës pa dallim partie duhet të mblidhen bashkë me ba votën bashkë e me shkarkuar këtë qeveri dhe me i dhanë mundësi vendit me shkuar në zgjedhje. Kjo është rruga çdo rrugë tjetër pastaj është ashtu siç thashë rrënimi kësaj që është ndërtuar dhe ka diçka prapa që i vjen erë e keqe e cila nuk i shërben demokracisë kosovare”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë gjendja në vend është e rëndë në çdo sektorë dhe se çdo gjë ka stagnuar, sipas tij, fajin për këtë e ka qeveria aktuale.

“Gjendja në Kosovë është e tillë e rëndë në çdo sektor. Kosova po kalon çaste më të vështira që nga krijimi i shtetit në të gjitha planet. Kemi stagnime në të gjitha fusha, fatkeqësisht tash e tri vite është ndalur dinamika e zhvillimit të Kosovës, janë ndalur projektet. Është ndalur ecuria, në gjitha fushat, në të gjitha sektorët, nëse e shikoni ka një situatë tepër të rëndë. Kjo ngadalë po kthehet në një situatë të pa qëndrueshme dhe me pasoj afatgjate për vendin. Dhe stagnimi i vendit  është për shkak të shumicës. Fatkeqësisht Kosova është në dorën e një qeverisje e cila ka dëshmuar tash e tri vite që ka qenë e pa përgatitur për besimin që e ka marr. Mungesa e një plani, mungesa e ideve, mungesa e vizionit, mungesa e përvojës, mungesa e kuadrit. Natyrisht është vetëm një rrugë zgjidhje, ndryshimi, ndryshimi ose ndalja e kësaj qasje, këtij kursi të gabuar”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se vendi ka stagnuar në çdo fushë si shkak i keq qeverisjes dhe për këtë ai thotë se qeveria duhet që të mbahet përgjegjës duke e shkarkuar.

“Ju shikoni sot në të gjithë sektorët, sot arsimtarët jetojnë më keq, punëtori shëndetësor jeton më keq, punëtori jeton më keq, administrata është tërësisht në një gjendje kaotike, shporta familjare është dyfishuar, është shtrenjtuar. Rrogat kanë mbetur sikur kanë qenë, inflacioni e ka kapluar. Mungesa e investimeve kapitale. Mungesa e investimeve direket nga bota. Të gjitha këto janë që kjo qeveri duhet të shkoj dhe duhet të shkarkohet. Dhe rruga për të ndryshuar është rruga normale në një demokraci, dikush duhet me marr së pari përgjegjësi për këto zhvillime. Kush është përgjegjës sot për të gjitha këto. Është shumica është qeveria dhe ajo qeveri duhet që të mbahet përgjegjëse për këto gabime. Si mbahet përgjegjëse, mbahet ose përmes dorëheqjes ose përmes shkarkimit. Tjetra është përmes mocionit për mos besim, në shkarkim. Këto janë rrugët që dërgohet drejt ndryshimit”, ka thënë ai.

Limaj është shprehur se kryeministri Kurti është duke kërkuar një rrugë zgjidhje që e amniston nga keq qeverisja, që sipas tij, këtë rrugë është duke u munduar që ta gjejë përmes partive tjera.

“Ai po kërkon një rrugë zgjidhje që e amniston nga keq qeverisja. E amniston nga këto skandale nga krejt këto që kanë ndodhur, dhe rrugë zgjidhjen ai nuk mund ta bënë vetë dhe kërkon edhe aleatë, dhe fatkeqësisht nuk duhet ti jepet mundësi që kësaj mendësi anarkik ti legjitimohet. AI që dikur ka qenë kritikues i këtyre veprimeve qysh sheh sot institucionet, ky është shqetësimi im. Nuk i respektojnë këto institucione në të cilat thirren”, ka thënë ai për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat