Shala: Deklaratat e Kurtit për luftë, po i trembin investitorët

Aktuale

Shala: Deklaratat e Kurtit për luftë, po i trembin investitorët

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:37
Ferat Shala

Deputeti i PDK-së Ferat Shala, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvend, ka thënë se investimet amerikane kanë rënë si rezultat i politikave jo të mira qeveritare.

”Eksporti ynë ka rënie dhe po rritën importet, pra ajo që është proklamuar nga Qeveria Kurti po ndodh e kundërta”, u shpreh Shala.

Sipas tij, në ikjen e investitorëve ndikoi klima për luftë të mundshme që e krijoi Kurti.

‘”Po çdo paralajmërim për luftë apo për krizë politike ose ekonomike, natyrisht që ndikon tek investitorët serioz dhe strategjik. Prandaj politikat sidomos të dy viteve të fundit, duke bërë apel për situata të sigurisë dhe lufta që po bëhet mediatike për ta paraqitur vendin tonë jo stabil, që po paraqitet nga Qeveria Kurti ka ndikuar dhe do të ndikoj në ikjen e investitorëve”, theksoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat