Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mëngjesin e sotëm ka njoftuar se Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me zotim që do të përgatitësin një draft për krijimin e Asociacionit, ku të cilin do ta dorëzojnë në Kushtetuese deri në fund të majit.
Krejt kjo, erdhi një ditë para se Komiteti i Ministrave të mblidhet në Strasburg.
Pas, njoftimit të Gërvallës ka reaguar Ambasada Gjermane, duke thënë se lëvizja e fundit e Qeverisë së Kosovës s’përbën hapin e madh të kërkuar nga Kosova.
Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka folur lidhur me këtë çështje.
Sipas Arifit, Kurti nuk ka nisur iniciativë për të prodhuar Asociacion, por për ta fajësuar BE-në.
Krejt kjo është bërë për tu refuzuar e jo pranuar, deklaron Arifi.
“Kjo i rritë dyshimet e qëllimet e Kurtit për këtë iniciativë. Nuk ka nisë Kurti iniciativë me prodhuar asociacion por ka nisë me fajësuar BE dhe vazhdimin e shpërndarjes së sentimentit anti-Be. Iniciativa është bërë për tu refuzuara jo për tu pranuar”, u shpreh Arifi.
Arifi thotë se nëse nuk ka pas koordinim me QUINT-it për këtë vendim Qeveria kosovare, nuk dihet qëllimi i vërtetë.
Ai për anëtarësim apo tendencë për rritjen e sentimentit anti-BE, thotë Arifi.
“Se a është vendim i vonshëm apo i qëlluar varet nga ajo se sa ka pas koordinim në mes të KS dhe vendeve të Quintit. Nëse nuk ka pas koordinim atëherë shtrohet pyetja cili është qëllimi i vërtetë i iniciativës: Anëtarësimi në KE apo tendencë për shfajësim dhe rritjen e sentimentit anti-BE”, deklaron Arifi.
Gjermania s’e konsideron kusht të plotësuar.
“Quint-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit (ASM) në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit do të ishte një hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë”. Kjo ende nuk ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës gjermane, Christian Böttcher.