Bislimi takon Gjeloshajn, flasin për anëtarësimin në BE

Aktuale

Bislimi takon Gjeloshajn, flasin për anëtarësimin në BE

Më: 16 maj 2024 Në ora: 14:14
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi mirëpriti zëvendëskryeministrin për Politika Ekonomike të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.

Përgjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe mundësitë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes nesh. U nënvizua rëndësia e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit, e ku u veçuan dhe projektet e ndryshme infrastrukturore.

Procesi i integrimit evropian dhe orientimi i qartë e i palëkundur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ishte dhe një prej temave të cekura në bashkëbisedim. U trajtuan dhe situata aktuale në vend, raportet e mira ndërfqinjësore dhe çështjet rajonale.

Duke e falënderuar përzemërsisht për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera, Bislimi i dëshiroi sukses e qëndrim të frytshëm në Kosovë zëvendëskryeministrit Gjeloshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat