“Ky është vëllai im, shpirti im”- deputeti shqiptar: Rama duhej ta kishte përqafuar Kurtin

Aktuale

“Ky është vëllai im, shpirti im”- deputeti shqiptar: Rama duhej ta kishte përqafuar Kurtin

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:33
Albin Kurti dhe Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ishte këtë të enjte i ftuar në në emision televiziv ku ka komentuar përballjeN e kryeministrit Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në Malin e Zi.

Alizoti tha se Rama tregoi një arrogancë dhe një narcizëm të madh ndaj njeriut që duhet ta përqafojë e ti thotë Europës se ai është vëllai ime dhe shpirti im pasi Rama shkon si kryeministër i shqiptarëve në atë takim.

“Ne shikojmë kryeministrin tonë i cili shfaq një arrogancë. Ai ka ikur në emër të shqiptarëve, të një vendi që është Kosova, ku është populli që ka vuajtur shumë dhe jo para 100 vitesh por para pak vitesh, është dhunuar, përdhunuar përçudnuar.

Kryeministri i Shqipërisë, duhej ta përqafonte Kurtin të tregonte që ai është vëllai im evropianëve, t’i thoshte ky është shpirti im, është njeriu im, jo të rrijë më një arrogancë. Por ky është njeri narcist, është njeri me çrregullime patetike. Po të ishte një europian ai do ngrihej do e përqafonte, do i lëpihej.

Ky bëhet pulë me të huaj dhe me skifter me popullin e vetë, i cili e paguan, e mban me taksa, një mësues vizatimi e ka bërë “superstar”. Ky nuk është faji i atij, kjo është teza që dëshmon degradimin e shoqërisë shqiptare, sepse ai ikën si kryeministër”,-tha Alizoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat