Letra e Gërvallës, Luzha: Duhej t’i drejtohej Këshillit të Ministrave

Aktuale

Letra e Gërvallës, Luzha: Duhej t’i drejtohej Këshillit të Ministrave

Më: 16 maj 2024 Në ora: 22:48
Besa Luzha

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, sot i është drejtuar Këshillit të Evropës me një letër ku theksohet zotimi i Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe të propozuar nga Friedrich Ebert Stiftung.

Këtë hap të Gërvallës, opinionistja Besa Luzha e sheh të gabuar, pasi sipas saj, letra është dashur t’i drejtohej Këshillit të Ministrave.

“Për t’i dërguar letër Asamblesë, Asambleja e ka votuar për, drejtimi duhej te Këshilli i Ministrave. Po duhet me thënë se kjo është e gabuar”, u shpreh Luzha.

“Është dashur t’i drejtohej Këshillit të Ministrave. Vetëm është humbur kohë, tash edhe nëse thua do ta bëjë draftin deri në fund të majit, ne e kemi parë sa kanë kapacitete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat