Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti

Aktuale

Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:05
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se si parti kanë pasur një qëndrim konsistent për marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit.

“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se një pjesë e pushtetit është “verbuar skajshmërisht” dhe sipas tij, tjetra vazhdon me “eksperimente”.

“Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat