Muhaxhiri: Kurti mund ta synojë postin e Presidentit derisa të kalojë asociacioni

Aktuale

Muhaxhiri: Kurti mund ta synojë postin e Presidentit derisa të kalojë asociacioni

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:36
Artan Muhaxhiri

Analisti Artan Muhaxhiri tha se duke mos u informuar presidentja  Vjosa Osmani për letrën që iu dërgua shteteve evropiane është sinjal i qartë që Kurti ia dërgoi asaj.

“Është e mundshme që mund të jetë edhe në kalkulimet për zgjedhjet e ardhshme…kjo do ta sanksionojë Osmanin, sepse Kurti e ka Vetëvendosjen dhe Osmani nuk e ka as Vetëvendosjen as LDK-në dhe kjo i jep një përparsi kryeministrit Kurti pasi ai e ka bazën elektorale”, tha Muhaxhiri.

Sipas parashikimeve të Muhaxhirit, Kurti në zgjedhjet e ardhshme mund ta fusë postin e presidentit në pazare për koalicione. Ai nuk e përjashtoi faktin se një gjë të tillë Kurti mund ta ketë folur edhe me liderin e PDK-së Memli Krasniqi në takimin që patën ditë më parë.

“Unë mendoj se është e mundshme sepse një gjë është evidente , kryeministri Kurti nuk po dëshiron ta kalojë si kryeminsitër asociacionin, pra e ka personale edhe mendoj se një opsion ku ai mund të qëndrojë në pushtet e të mos e kalojë asociacionin mund të jetë që ai ta synojë postin e Presidentit dhe ndërkohë të kalojë asociacioni dhe pastaj ai të kthehet sërish pas mandatit apo ta bëj ndonjë manovrim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat