E shpalli “të vdekur” qeverinë, Haki Abazi: Demokracisë së Kosovës duhet shprehur ngushëllime

Aktuale

E shpalli “të vdekur” qeverinë, Haki Abazi: Demokracisë së Kosovës duhet shprehur ngushëllime

Më: 16 maj 2024 Në ora: 23:47
Deputeti Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi, ka zhvilluar sot një aksion simbolik, ku ka vendosur një karrike në hyrje të oborrit të kuvendit, duke simbolizuar hapjen e të pames.

E në lidhje me këtë foli sontë në “Edicionin Special” duke thënë se demokracisë së Kosovës duhet shprehur ngushëllime.

Ai është shprehur se sistemi demokratik ka marrë goditjen më të madhe të mundshme tri vite e gjysmë.

“Demokracisë së Kosovës duhet shprehur ngushëllime, unë jam pjesë e sistemit demokratik i cili realisht ka marrë goditjen më të madhe të mundshme në këto tri vite e gjysmë, duke u vendosur në anën e një përdorimi kozmetik si institucione, ndërsa në anën tjetër është vepruar edhe me thënë të drejtën nuk ka pasur ditë e cila brenda 12 orëve e vërteton atë që e kam thënë sot në mëngjes”.

“Ideja që parlamenti është bërë arenë e përkujtimeve edhe tallavasë, në fund përfundoi me proceset të cilat kanë ndodhur paralelisht e që dolën në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës në pah, të cilat parlamenti fare nuk i ka të ditura, fare nuk i ka të diskutuara dhe kjo e vërteton brenda ditës së sotme se sa shumë është lënduar demokracia institucionale në vendin tonë, roli i parlamentit dhe një margjinalizim total i mekanizmave demokratik të llogaridhënies dhe monitorimit të ekzekutivit”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat