Serbia kërcënon Kosovën? Zëvendësdrejtori i policisë: Të furnizuar me kamionë dhe armë në rrugë

Aktuale

Serbia kërcënon Kosovën? Zëvendësdrejtori i policisë: Të furnizuar me kamionë dhe armë në rrugë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Në një lidhje me Skype me studion e emisionit “Jetë Shqiptare”, Zv.drejtori i policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani u shpreh se kjo zonë është konsideruar gjithmonë si një bazë furnizimi.

Po ashtu, ai tha se nuk është aspak një gjë e re por çdo informacion që policia merr, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme.

“Ne konsiderojmë që ajo zonë ka qenë një bazë furnizimi që ka pas dhe me rujt bllokadat me kamiona në rrugë mirëpo për të zhvilluar ndonjë sulm siç ka ndodhur edhe më herët me policët tonë dhe e kemi konsideruar si një gjë jo të re që ato armë janë aty.

Çdo informacion që ne marrim e trajtojmë  menjëherë dhe ndërhyrja jonë ka qenë e menjëhershme”, u shpreh Zv.drejtori i policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat