“Qytetarët është dashur të kallëzohen të vëmendshëm”, Kastrati thotë se për shtyrje të afatit për regjistrim vendos Qeveria

Aktuale

“Qytetarët është dashur të kallëzohen të vëmendshëm”, Kastrati thotë se për shtyrje të afatit për regjistrim vendos Qeveria

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:35
Ilustrim

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati në lidhje me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrim të popullsisë ka thënë se nuk vendosin ata, por Qeveria e Kosovës.

Ai në një prononcim nga teve1.info ka thënë se qytetarët është dashur të tregohen më të vëmendshëm.

Tutje, ai tha se janë duke i shqyrtuar ankesat dhe do të dalin me një njoftim.

“Nuk e di, nuk vendoset nga ne, por nga Qeveria. Jemi në një takim në ASK-së që po e mbajmë me zyrtarë tanë, nuk jemi me Qeverinë. E kemi bërë gjashtë javë nga dy javë që ka qenë, qytetarët e kanë obligim me qenë të vëmendshëm…Regjistrohen ata, e kanë për detyrë, me u regjistru”, ka thënë ai.

Media ka dërguar pyetje edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Ndryshe, sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill.

Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Këtu nuk përfshihen informacionet mbi përkatësinë etnike dhe fetare, të cilat nuk janë të detyrueshme.

Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat