Hovenier: Jemi bashkë kundër çdo forme dhune e gjuhe urrejtje ndaj komunitetit LGBTQI+

Aktuale

Hovenier: Jemi bashkë kundër çdo forme dhune e gjuhe urrejtje ndaj komunitetit LGBTQI+

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, është bërë bashkë me miq nga Kosova, përfaqësues të shoqërisë civile e diplomatë të shumtë në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Hovenier ka thënë se siç SHBA vazhdon të ndajë përpjekjet e përbashkëta për të përkrahur një Kosovë të lirë, paqësore dhe demokratike, gjithashtu qëndron bashkë edhe kundër çdo lloj dhune dhe gjuhe të urrejtjes drejt anëtarëve të komunitetit LGBTQI+.

“Ambasadori Hovenier: U bashkua me miqtë kosovarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe kolegët diplomatë në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë sot.

Ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur një Kosovë të lirë, paqësore dhe demokratike, ne qëndrojmë së bashku kundër çdo forme dhune apo gjuhës së urrejtjes ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQI+.

Të drejtat #LGBTQI+ janë #Të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat