Eurodeputeti gjerman ironizon pas postimit të Grenellit: Përgëzime qeverisë gjermane, çfarë përparimi!

Aktuale

Eurodeputeti gjerman ironizon pas postimit të Grenellit: Përgëzime qeverisë gjermane, çfarë përparimi!

Më: 17 maj 2024 Në ora: 11:45
Reinhard Butikofer

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Grenell, ish-emisarit presidencial të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me përgjigjen që Franca, Gjermania dhe Italia i kthyen Kryeministrit Albin Kurti, derisa me ironi ka thënë se qeveria gjermane më në fund ka arritur të fitojë respektin e tij.

Ai e ka quajtur Grenellin si “ekstremist i Trumpit”.

“Përgëzime qeverisë gjermane! Ajo më në fund ka arritur të fitojë duartrokitjet dhe respektin e dobët të ekstremistit Trump, Richard Grenell në politikën e saj për Kosovën! Çfarë përparimi!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.

Grenell bëri dje në postim ku iu gëzua përgjigjes që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti për t’ia bërë të qartë që e mbështesin draft-statutin për Asociacionin nga Lajçaku, duke thënë se “europianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”.

Gjermania ishte në mesin e shteteve të Këshillit të Evropës që kushtëzuan pranimin e Kosovës në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit. Këtë qëndrim të qeverisë gjermane, Butikofer e ka quajtur të gabuar.

“Më vjen shumë keq për qeverinë time gjermane, në të cilën Ministrja e Jashtme, Ana Baerbock, që është nga partia ime, mori këtë vendim strategjikisht të gabuar për të frustruar dëshirën e Kosovës për të ecur përpara me integrimin hap pas hapi në institucionet evropiane. Gabim i keq!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman, në platformën “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat