“Kush është bossi”, gazetari i Deutsche Welle: Pse nuk lëvizi Rama kur Kurti ia shtriu dorën?

Aktuale

“Kush është bossi”, gazetari i Deutsche Welle: Pse nuk lëvizi Rama kur Kurti ia shtriu dorën?

Nga: N. Sh. Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:02
Albin Kurti dhe Edi Rama

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka reaguar për mos lëvizjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia shtriu dorën për të përshëndetur.

Cani përmes një postimi në Facebook, pyet se pse nuk lëvizi Rama?

Ai shkruan se në traditën shqiptarë ky lloj edukimi nuk ekziston.

Cani tutje thtoë se, Rama e Kurti nuk janë miq të mirë, por janë duke harruar se që të dy janë kryeministra dhe sjellja e tyre ka rëndësi.

Postimi i plotë:

Rama nuk lëvizi, po pse?

Nuk ka qenë bre kurrë traditë tek shqiptarët që t'ia shtrimë dorën tjetrit dhe të mos lëvizim nga vendi. Ky lloj edukimi ekzsiton definitivisht në të gjitha trojet shqiptare, pra edhe në Shqipëri, e di shumë mirë nga përvoja. Në Shqipëri kam vërtet shumë miq dhe kur takova njëherë një burrë goxha të moshuar, insistova që të rrinte ulur deri sa po afrohesha. Jo ore: "Një prapanicë ngrihet për një kokë", m'u përgjigj. Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë shprehje në këtë formë, por më pëlqeu. E përqafova dhe falënderova për respektin...

Ky zotëriu këtu (kryeministri Rama) nuk lëvizi fare kësaj radhe - dhe ate në praninë e të tjerëve. E di që këta të dy (Rama dhe Kurti) nuk kanë qenë, e mbase edhe nuk do të jenë kurrë, miq të mirë. Por po harrojnë ndonjëherë që janë kryeministra dhe se sjellja e tyre ka rëndësi, dërgon mesazhe, edhe për vendet që përfaqësojnë por edhe për të tjerët në praninë e tyre.  Apo e ka bërë pikërisht për shkak të të tjerëve, për të treguar se kush është "bossi"? Çka mendoni ju për këtë simbolikë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat