Humolli: Kurti hëngri darkë me Krasniqin se ishte ‘unt’

Aktuale

Humolli: Kurti hëngri darkë me Krasniqin se ishte ‘unt’

Më: 17 maj 2024 Në ora: 14:05
Fatmir Humolli

Deputeti që votat i mori nën siglën e Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, duke komentuar darkën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shprehet si më poshtë:

“Më doket janë kanë untë, e janë shku me hangër darkë.

Angazhimi i Vetëvendosjes, prej që e ka marrë mandatin, është njëjtë si PDK, LDK dhe AAK, nuk ka qenë në përputhje me atë që iu kemi premtu qytetarëve.

Ne iu kemi premtu që nuk bisedojmë me Serbinë për Kosovën por me serbët e Kosovës, iu kemi thënë se do ta zgjidhim problemin e veteranëve të luftës, nuk është bë, do zgjedhim problemin e arsimit, shëndetësisë, nuk është bë.

Tash nuk di njeri për cka kanë pasë arsye me u ulë me bisedu.

Tash edhe zgjedhjet duhet me ofru një opsion tjetër, nëse është opsion i njëjtë është keqpërdorim i rrethanave.

Qeveria Kurti meniherë në vitin e dytë është dashtë me shku në shpi. Buxhetin e parë e kam arsyetu, të dytin jo, është dashtë me shku në shpi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat