“Njollë e zezë për Evropën!”, ‘shpërthen’ Basha: Dhet t’i vie turp që e la Kosovën jashtë KiE!

Aktuale

“Njollë e zezë për Evropën!”, ‘shpërthen’ Basha: Dhet t’i vie turp që e la Kosovën jashtë KiE!

Më: 17 maj 2024 Në ora: 17:54
Deputeti i VV-së, Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë kritika të forta karshi Evropës.

Ai ka thënë se shteteve evropiane duhet t’u vie turp që e kanë lënë Kosovën jashtë Këshillit të Evropës.

"Evropës duhet t'i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve!

Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!!" - shkroi Basha.

Postimi i plotë

Njollë e zezë për Evropën!

Evropës duhet t'i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve!

Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!!

Hipokritë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat