Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook shkruan se pavarësia nuk ishte qëllimi i vetëm përfundimtar, por edhe ndërtimi i një shteti të fuqishëm.
Ai në këtë rast ka përmendur edhe aktivitetin e vetë lobues për njohjen e Kosovës. Pacolli shkruan se ka punuar për të siguruar që zëri i Kosovës të dëgjohet edhe në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Pavarësia nuk ishte qëllimi ynë përfundimtar, por ndërtimi i një shteti të fuqishëm, vibrant dhe dinamik që është në gjendje të ecë përpara në integrimet euro-atlantike. Sot, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kujtojmë rrugëtimin tonë dhe përpjekjet që na kanë sjellë deri këtu. Në momente të rëndësishme historike, kemi qenë të bashkuar nga vlerat dhe idealet tona të përbashkëta.
Në këtë frymë, dua të ndaj disa foto nga aktiviteti im lobuese që kam ndërmarrë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Nga vendet më të largëta deri tek aleatët tanë më të ngushtë, kam punuar pandërprerë për të siguruar që zëri i Kosovës të dëgjohet dhe të respektohet në arenën ndërkombëtare.Lobimi dhe puna për vendin tim do të më përcjellin deri në frymën e fundit.