“Me mirëqenie sociale, Qeveria Kurti na ka kthyer në vitin 2000”

Aktuale

“Me mirëqenie sociale, Qeveria Kurti na ka kthyer në vitin 2000”

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për hulumtimin e Institut Ndërkombëtar Republikan i cili ka nxjerr të dhëna se brengat kryesore të kosovarëve janë ekonomia, papunësia, kosto e lartë e jetesës, çmimet e larta dhe korrupsioni.

Sipas këtij hulumtimi për 29% e kosovarëve brengë kryesore është ekonomia dhe papunësia e lartë ndërsa për 28% problem kryesor mbetet kosto e jetesës dhe çmimet e larta.

Profesori Medain Hashani, i cili është dekan i Fakultetit Ekonomik në kolegjin AAB, ka thënë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për në rrafshin ekonomik.

Sipas tij që nga paslufta qytetari asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë ekonomike.

“Sot gjendja e ekonomive familjare është e njëjtë sikur ka qenë në vitin 200, pra kemi një regres shumë të madh ekonomik për arsye edhe të inflacionit por edhe për shkak të mos reagimit të qeverisë. Qeveria nuk ka marr asnjë veprim që do të ndihmonte qytetarët që ta përballonin këtë inflacion. Prej se ka ardh kjo qeveri, inflacioni ka shkuar deri në 60% derisa pagat nuk kanë lëvizur fare apo edhe me keq në disa sektor edhe janë ulur ato dhe kjo ka bërë që mirëqenia e qytetarëve është rënduar teje mase, jemi në gjendjen e njejt sikur në vitin 2000”, ka pohuar profesor Hashani.

Ai tutje ka shtuar se për shkak të rëndimit të gjendjes ekonomike qytetarëve fare nuk ju interesojnë problemet politike siç edhe u pa në hulumtim ku vetëm 2% e qytetarëve janë të shqetësuar me gjendjen aktuale politike.

“Sot qytetarit nuk i intereson me ana patriotike, për veprime patriotike mjaftë shumë kemi pa nga kjo qeveri. Të njëjtit duke dashur t’i mbulojnë dështimet në ekonomi kanë ndërmarrë iniciative politike e patriotike në veri. Shembull për këtë është edhe ministri i punëve të brendshme i cili nuk po ushtron detyrën e tij, që është edhe ministër i administratës publike por ai po sillet sikur me qenë polic duke harruar apo injoruar punën e tij si përgjegjës edhe për administratën publike. Partitë politike duhet t’i trajtojnë me prioritet tre sektor, ekonomia, shëndetësia dhe arsimi dhe qeveria aktuale dështimet më të mëdha i ka në këta tre sektor. Pra qytetarëve nuk ju intereson më veriu por gjendja e tyre ekonomike dhe se a mund që në fund të muajit t’i paguaj faturat dhe kenë para për mbijetesë”, ka shtuar tutje profesori Medain Hashani.

Qytetarët sipas tij nuk duhet të bien preh e premtimeve të partive politike se do të ndërtojnë autostrada e e investime sepse ato janë obligime të secilës qeveri, qytetarët duhet marrin parasysh vetëm programet ekonomike që ndikojnë në rritjen ekonomike dhe mirëqenien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat