Sindikata e Policisë shkarkon kryetarin Imer Zeqiri

Aktuale

Sindikata e Policisë shkarkon kryetarin Imer Zeqiri

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:08
Imer Zeqiri

Sindikata e Policisë sot ka mbajtur mbledhjen me të vetmën pikë të rendit të ditës, e cila ishte votimi për shkarkimin e kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në kuvend të pranishëm ishin 60 delegatë nga gjithsej 73 delegatë dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë kanë votuar pro shkarkimit.

“Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo Sindikatë do të vazhdoj punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës”, thuhet në komunikatë.

Ditë më parë, me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar Zeqiri, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat