Deputeti i PDK-së: Qeveria ka dështuar dhe është dorëzuar përballë...

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Qeveria ka dështuar dhe është dorëzuar përballë...

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:07
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se kjo Qeveri ka dështuar pëballë proceseve që ka Kosova dhe se për të Qeveria Kurti ka vetëm dështime dhe nuk ka arritje.

”Sa i përket dështimit kjo tashmë është dëshmuar nga vetë Qeveria që është dorëzuar përballë proceseve që ka Kosova në arenën ndërkombëtare, si dialogu me Serbinë e deri me sanksionet. Ne kemi shumë dështime dhe nuk kemi asnjë arritje’’, thotë ai.

Beqa për fushën e diplomacisë, deklaron se deri tani nuk ka ndonjë njohje dhe asnjë anëtarësim.

‘’Nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, dështimi i fundit është mos anëtarësimi në KiE. Kemi dështim si në raport të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Është shumë e gjatë lista e dështimeve’’ potencon deputeti Beqaj.

Ndërkaq për proceset e brendshme, deputeti i PDK-së, thotë se ka problem me ligjin, shtrenjtim të energjisë, mungesë punësimi e mungesë të investimeve kapitale.

‘’Nga brenda kemi probleme me sundimin e ligjit, kemi shtrenjtim të energjisë elektrike, kemi mungesë punësimi, kemi mungesë të investimeve kapitale. Kjo Qeveri as projektet e qeverive të kaluara nuk ka arritur që të i vazhdoj’’, deklaron deputeti Hajdar Beqa.

I vetmi ‘’sukses’’ i Qeverisë Kurti, për deputetin e PDK-së, mbetët ndryshimi i ‘’lukut’’

‘’Me një fjalë është Qeveri e dështimit, për sukses nuk e di që ka përveç se ka ndryshuar ”lukun”, veturat dhe garderrobën. Kisha dashur të ketë suksese por nuk ka’’

Ai për fund thote se duke i ditur këto dështime, PDK po kërkon zgjedhje.

 ‘’Për këtë PDK po kërkon zgjedhje të reja’’ përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat