Bytyqi e AAK-së për Qeverinë Kurti: Suksese për me i numëruar nuk ka

Aktuale

Bytyqi e AAK-së për Qeverinë Kurti: Suksese për me i numëruar nuk ka

Më: 20 maj 2024 Në ora: 10:54
Albanë Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, thotë se është e lehtë të numërohen sukseset e Qeverisë nga Albin Kurti, por se nuk ka diçka të tillë për renditje.

‘’Për me i numëruar sukseset e qeverisë Kurti është shumë lehtë pasi nuk ka diçka të tillë’’ thotë ajo.

Deputetja Bytyqi, deklaron se Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për dështimet e saj duke filluar nga dialogu Kosovë-Serbi, dështimi në fushën e energjisë, kapja e bordeve e dështime tjera.

 ‘’Kjo qeveri do të mbahet mend vetëm për dështimet e saj, duke filluar nga dialogu Kosovës Serbi, dështimi në fushën e energjisë, kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura, menaxhimi jo profesional i situatave të sigurisë të krijuara në veri, dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, dështimet në politikën e jashtme, pastaj premtimet e shumta gjatë fushatës zgjedhore të cilat kanë mbetur vetëm premtime, disa edhe kanë nis por as shanset më të vogla nuk janë që ato të përfundojnë në kuadër të mandatit dhe mbi të gjitha, ka dëmtuar rëndë raportet më miqtë ndërkombëtarë’’ thekson ajo.

Bytyqi e AAK-së, thekson se qysh në fillim Kryeministri Albin Kurti ka filluar keq me qeverisje dhe se ka pasur kryeneçësi.

‘’Kryeministri qysh në fillim qeverisjen e tij e ka nis keq e ka nis me kryeneçësi, ka dashtë të mos dëgjojë asgjë dhe askënd. Mendoi që me fjalë të bukura e fjalime filozofike e mban entuziazmin e qytetarëve, por kjo periudhë po vjen drejt fundit dhe kryeministri do e marrë atë që e meriton’’ përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat