Abazi me kritika ndaj qeverisë: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi

Aktuale

Abazi me kritika ndaj qeverisë: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi

Më: 20 maj 2024 Në ora: 14:19
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit që dikur ishte zëvendëskryeministër i Kurtit, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit.

Ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi Kurti të hënën mori pjesë në përurimin e Klinikës së Onkologjisë.

“Me kancer fushatë elektorale- gërrdi.

As nuk më habit mundësia që pas refuzimit për të pranuar Edi Ramën në vizitë dhe përçarjes totale mes shqiptarëve nuk do të ndodhë ndonjë greqizim i qeverisë së Kosovës!” – ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat