Policia njofton Gjyqtarin e rastit se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në adresën e banimit as më 19 maj

Aktuale

Policia njofton Gjyqtarin e rastit se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në adresën e banimit as më 19 maj

Më: 20 maj 2024 Në ora: 15:52
Enevr Sekiraqa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka njoftuar me raport zyrtarë Gjyqtarin e rastit të Enevr Sekiraqës se i njëjti nuk ndodhet në adresën e banimit, pasi e kanë kërkuar me datë 17, 18 dhe 19 maj.

Policia ka bërë të ditur se e ka dërguar më 20 maj (e hënë).

“Ashtu siç keni qenë të informuar edhe më parë lidhur me të gjitha veprimet e mëhershme të Policisë së Kosovës në lidhje me zbatimin e Aktvendimit të Gjykatës se Apelit për të pandehurin Enver Sekiraqa, ju informojmë se Policia e Kosovës sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor me datë 17, 18 dhe 19.05.2024, e ka kërkuar të njëjtin në adresën e banimit të tij, por i njejti nuk ishte gjetur.Meqë i njëjti nuk ishte hasur në shtëpi, Policia e Kosovës përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, ndërsa sot me datën 20.05.2024, me raport njoftues është njoftuar Gjyqtari i rastit, se i pandehuri është kërkuar në adresën e banimit dhe nuk është gjetur”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Nga policia kanë thënë se janë ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare, drejtoritë rajonale policore dhe mbetet në kërkim të pandehurit për zbatim të Aktvendimit të Gjykatës se Apelit dhe vendimeve të organeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat