Kurti takoi shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros

Aktuale

Kurti takoi shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros

Më: 20 maj 2024 Në ora: 18:13
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Nuno Queiros.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim u diskutua rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit.

“Në mesin e tyre, rreth strategjisë kundër korrupsionit, si një instrument që paraqet vizionin e qeverisë në luftimin e tij e që mbështetet dhe nga UNDP. Çështje tjetër e bisedës ishte dhe ajo e fondit të ekselencës, si një njësi e veçantë e ekspertizës, e cila financohet nga qeveria dhe menaxhohet nga UNDP.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Queiros për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë, i cili përveç çështjeve të lartcekura ndër të tjerash përfshin edhe fushën e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe drejtësisë tranzicionale”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat