Hoxha: Mendoj se ka pasur marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

Aktuale

Hoxha: Mendoj se ka pasur marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

Më: 20 maj 2024 Në ora: 21:41
Analisti, Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha ka thënë se pas takimit të Memli Krasniqit me kryeministrin, Albin Kurtin, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë të kënaqur me vendimin e marrë për shpërndarjen e Kuvendit.

“Pas takimit të Memlit kemi pasur disa zhvillime që tregojnë që së paku Një numër i caktuar i deputetëve të VV-së nuk janë të kënaqur me vendimin për shpërbërjen e kuvendit nëse nuk kanë aranzhmane të brendshmë që u garantojnë një garë të barabartë për tu ribërë deputet,” ka thënë Hoxha, në “Debat Plus”.

E Hoxha thotë që qëndrim publik ka pasur edhe nga deputeti, Visar Korenica.

“Ka qenë deklarata e Visar Korenicës që e përfaqëson grupin më konservativ të Lëvizjes Vetëvendosje që ka pasur qëndrim publik, flitet edhe për deputet individual.”

Reagimin e presidentes, Vjosa Osmani, e quan më të rëndësishëm.

“Më i rëndësishëm ka qenë reagimi i presidentes Osmani që unë nuk besoj se me atë reagim ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, Osmani ka shpreh njëfarë kundërshtie që besoj se bazën e ka edhe në këtë takim me Memli Krasniqin, dhe nëse VV nuk i ka 7-8 deputetë për shpërbërje atëherë nuk ka 80 vota nuk bëhen 80 vota vetëm me PDK-në dhe minoritetet tjera.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat