“Po t’i ipej Astrit Deharit arresti shtëpiak, sikurse kriminelit Sekiraqa, sot do ta kishim të gjallë”

Aktuale

“Po t’i ipej Astrit Deharit arresti shtëpiak, sikurse kriminelit Sekiraqa, sot do ta kishim të gjallë”

Nga: H.O. Më: 20 maj 2024 Në ora: 21:51
Astrit Dehari

Që nga dita e premte është bërë e ditur se i dënuari Enver Sekiraqa është arrtisur nga burgu, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacion rreth tij.

Arratisja e tij u komentua si e dyshimtë pasi ndaj tij ishin marr vendime të ndryshme ndër vite.

Aktivitisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi ka krahasuar qëndrimin e Sekiraqës në burg, me Astrit Deharin, aktivistin e Vetëvendosjes që u vra në burg. Ai shkruan në Facebook se po të ishte në arrest shtëpiak Astriti, ai do të ishte sot i gjallë.

“Astriti mbahej në parabuburgim me 2 vrasës dhe një plaçkitës padrejtësisht për 78 ditë dhe po të i ipej arresti shtëpiak sot do e kishim gjallë. Kurse Enver Sekiraqa i dënuar nga shkalla e dytë për 25 vjet u lëshua në arrest shtëpiak për të ikur. Njëri kriminel ordiner, tjetri pika e djalit, njëri jeton në liri, tjetri i mbuluar nga dheù. Njëri patriot, tjetri aktivist i LDKsë. Kjo është tmerr i tmerrit”, shkruan ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat