Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër

Aktuale

Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:20
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit në Kosovë.

Ai shtoi se nëse e ka aq merak mund ta bëjë një ministri të Veriut dhe ta bëjë Kurtin ministër.

“Përkundër të gjitha problemeve që kemi, ky ka arrit me sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit në Kosovë. Tash e tri vite qytetarët i dëgjon vetëm për Serbi. E vërteta është që patriotizëm më të madh për me mujt Serbinë nuk ka se sa me qenë i fortë ekonomikisht, me qenë i fortë në diplomaci dhe me qenë i fortë me njerëz.

Në tri shtyllat jemi duke dështuar rëndë. Unë i jap mbështetje të fortë për cdo aksion në veri, gjithë i kam dhënë dhe po të ketë kaq merak ia bëj një ministri e bëj ministër të veriut por patriotizmi i vërtetë i Kosovës është me mujt Serbinë në të gjitha aspektet bazike që kemi”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat