Eksperti i sigurisë Dashevci: Serbia vazhdimisht do të bëjë përpjekje për destabilizimin e vendit

Aktuale

Eksperti i sigurisë Dashevci: Serbia vazhdimisht do të bëjë përpjekje për destabilizimin e vendit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Një aksion i madh policor u zhvillua sot në veriun e Kosovës, ku janë mbyllur gjashtë filiale të Bankës Postare Kursimore, nga Serbia.

Aty morën pjesë edhe nga Prokuroria e Shtetit si dhe zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Rreth aksionit, në Edicionin Special ka folur eksperti i sigurisë Arben Dashevci.

Dashevci tha se Serbia vazhdimisht do të bëjë përpjekje për destabilizimin e vendit.

Sipas tij, kjo nuk do të ndalet deri në arritjen e një marrëveshje të plotë.

“Ne jemi në atë luftën hibride siç po kalojnë shtetet e Evropës. Ne jemi në ato shtete demokratike, dihet se kush po do të destabilizojë”, tha ai.

Autoritetet sot njoftuan se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave.

Sipas njoftimit të policisë janë konfiskuar 1.6 milionë euro dhe 74 milionë e 700 mijë dinarë apo (637 mijë e 788 euro.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe para në valuta të tjera si 19 mijë e 500 franga apo (19 mijë e 725 euro., 13 mijë e 800 dollarë apo (12 mijë e 703 euro) si dhe 40 dollarë australian apo (24.56 euro).

“Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin. Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.Bashkangjitur keni foto-dëshmi zyrtare nga operacioni policor”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat