Joseph: Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

Aktuale

Joseph: Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

Më: 20 maj 2024 Në ora: 23:53
Edward Joseph

Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në një intervistë në RTK ai tha se sfida kryesore e Kosovës është përfitimi i legjimitetit të saj ndërkombëtar duke hyrë në organizatat ndërkombëtare.

Joseph tha se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Edward Joseph.

Ai tutje theksoi se Kosova ka ende kohë për këtë gjë sepse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka marrë vendim përfundimtar.

“Por mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe prap e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj poashtu edhe në anën e Serbisë së kush është Aleksandër Vuçiqi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiqi dhe është qenësore që të ecët përpara.

Joseph mes tjerash tha se ka një mësazh të veçantë për krerët e shtetit kosovar.

“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin  dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theskoi analisti amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat