Aksioni në veri: Njohësit e sigurisë e cilësojnë si elektoral, por edhe ligjor

Aktuale

Aksioni në veri: Njohësit e sigurisë e cilësojnë si elektoral, por edhe ligjor

Më: 21 maj 2024 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Aksioni i Policisë së Kosovës në Bankën Postare të Kursimeve në veri të vendit, nga njohës të sigurisë në Kosovë po cilësohet si elektoral.

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-ministri për komunitete, Milazim Gashi, tha se me këtë aksion Qeveria është munduar të ketë avantazhe më të mëdha politike, ani pse tha se një veprim i tillë është proklamuar nga kjo qeveri edhe më herët.

“Te pjesa legale Qeveria e Kosovës ka shumë të drejtë për shkak se e ka proklamuar këtë element shumë më herët, por te pjesa e dytë me serbë lexohet se është 100 për qind me konotacion politik që të krijoj avantazhe më të mëdha”, u shpreh Gashi.

Por, ish nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha se ligjërisht veprimi i qeverisë së Kosovës në këtë drejtim është në rregull, por shtoi se duhet t’i ketë parasysh tri veprime:

“Në aspektin ligjor është në rregull sepse aty nuk është repsektu ligji por çdo veprim të cilin e merr qeveria duhet të ketë parasysh tri veprime: Faktorin ndërkombëtar, faktorin serb dhe faktorin e brendshëm dhe këto çështje kanë karakter kombëtar nuk kanë karakter elektoral dhe kauzat elektorale të cilat nuk i bënë vetëm kjo qeveri i kthesh bumerang andaj kauzat kombëtare nuk duhet t’i kthejmë në akuza elektorale”,
u shpreh Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat