Kurti deklarohet për arratisjen e Sekiraqës dhe ka një kërkesë urgjente - Qeveria miraton disa vendime

Aktuale

Kurti deklarohet për arratisjen e Sekiraqës dhe ka një kërkesë urgjente - Qeveria miraton disa vendime

Më: 21 maj 2024 Në ora: 07:30 Përditësuar në ora: 11:42 më 21.05.2024
Albin Kurti

Qeveria e shpërbën ndërmarrjen publike NKEC, Kurti: Kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e saj

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për shpërbërjen e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” (NKEC).

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e ndërmarrjes e cila u themelua në vitin 2018 për projektin e ndërtimit të një termocentrali të ri.

“Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës si ndërmarrje publike është themeluar në vitin 2018 për të mbështetur një projekt për të mbështetur një projekt për ndërtimin e një termocentrali të ri. Meqë projekti nuk është realizuar dhe kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e ndërmarrjes, Qeverisë i është rekomanduar ta shpërbëjë ndërmarrjen”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se bodri i drejtorëve e përgatiti shpërbërjen e ndërmarrjes.

“Ndërmarrja NKEC nuk është duke e zhvilluar veprimtarinë për të cilën është themeluar ose ndonjë veprimtari tjetër komerciale për një kohë. Mirëpo tani kanë pushuar edhe shkaqet juridike për ekzistimin e ndërmarrjes, ndër të tjera, procedura e arbitrazhit lidhur me projektin e termocentralit Kosova e Re. Në përputhje me udhëzimet nga memorandumi shpjegues i vendimit të datës 14.06.2023, bordi i përkohshëm i drejtorëve i emëruar në atë rast ka përgatitur shpërbërjen e ndërmarrjes dhe i ka rekomanduar aksionarit për të marrë vnedim për shpërbërjen vullnetare”, tha Rizvanolli.

Qeveria miraton nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve për realizimin e të drejtës së tyre për pensione kontributpaguese.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse ju mundëson qytetarëve të të dyja shteteve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në pensionet kontributpaguese, familjare dhe ato invalidore të punës. Kjo mundëson edhe eksportimin e pensionit, pra nëse një qytetar vendos që të që të jeton në njërin nga këto dy shtete mund ta përfitojë pensionin varësisht në cilin shtet ka vendosur që të jetojë’, tha Murati.

Ai shtoi se kjo marrëveshje siguron edhe shkëmbimin e të dhënave që nënkupton që përmes komunikimit të dyja shtetet mund të sigurohen që një qytetar nuk po merr pension nga të dyja shtet duke mos e deklaruar atë. Sipas Muratit, me këtë bëhët edhe mirëmënagjimi i buxheteve të të dyja shteteve.

​Kurti: Arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor, urgjente reforma në drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arratisja e Enver Sekiraqës është dështim i sistemit gjyqësor. Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, tha se vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë.

Sipas tij reforma në drejtësi dikur ishte nevojë, kurse tashmë është urgjencë institucionale dhe shtetërore.

“Të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin si profesionist të pashoqë, të shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarë. Triumfin e kam takuar edhe unë dhe kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit gjyqësor që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia. Më e rëndë bëhet situata kur këso raste nuk përbëjnë përjashtim ose nuk ngjajnë më si rastësi. Qeveria e Kosovës angazhohet çdo ditë për të përfshirë qytetarët nga të gjitha komunitetit padallim në jetën institucionale, zhvillimin ekonomik, drejtësinë sociale të Republikës sonë të përbashkët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi. Këtë nuk e bëjnë askujt të posaçëm por gjithnjë për të gjithë, për interesin publik. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit janë dhe duhet të jenë qëllim dhe përkushtim i shtetit. Me gjyqësorin e mirë që drejtësinë dhe ligjit i bënë sinonime në përshtypjen e qytetarëve dhe shoqërisë. Vrasësit e policëve në liri janë kulmi i padrejtësisë, reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tashmë është urgjencë. Urgjencë institucionale, shtetërore dhe kombëtare”. tha ai.

Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

“Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vite për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm i atyre projekteve që janë duke hasur ne vonesa gjatë implementimit.

Sipas njoftimi nga Zyra e BE, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, ka thënë ai.

Sot mblidhet qeveria

Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ekzekutivi do të takohet në orën 10:00, mirëpo në njoftim nuk është bërë i ditur edhe rendi i ditës.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë

Koha: 10:00‪”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat