Ferat Shala për 87 mijë vendet e reja të punës: Imagjinatë e Albin Kurtit

Aktuale

Ferat Shala për 87 mijë vendet e reja të punës: Imagjinatë e Albin Kurtit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 08:20
Ferat Shala

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, nuk është befasuar me deklaratën e Kurtit për rritjen e vendeve të reja të punës.

Shala ka deklaruar se rezultatet në ekonomi që prezantohen nga kryeministri janë vetëm imagjinatë e tij.

 “Po befasohem me ata që i besojnë, por me deklaratat e kryeministrit jo. E vetmja gjë që i ka mbetë me prezantu si sukses janë ato punë që nuk janë me të vërtetë. Në ekonomi gjërat janë të njohura, dhe këto që deklarohen janë imagjinare nga një person që do duhet të ishte konkret kur flet për vendet e reja të punës.

Duhet të tregoj se në cilin sektor, njësi  e zonë, kush janë kompanitë që kanë punësuar dhe kush janë akterët, pagat e tyre, në sektorin publik apo privat, për këto përgjigje nuk ka kryeministri”, ka pohuar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat