Kërkoi lirimin e Thaçit, avokati Halilaj ngre Kallëzim penal ndaj eprores së Policisë - zbulon çka bëri ajo para dy vitesh: Kush guxon...

Aktuale

Kërkoi lirimin e Thaçit, avokati Halilaj ngre Kallëzim penal ndaj eprores së Policisë - zbulon çka bëri ajo para dy vitesh: Kush guxon...

Nga: A.Zh Më: 21 maj 2024 Në ora: 08:36
Gazmend Halilaj, Fazlie Ahmeti dhe Hashim Thaçi

Avokati i njohur Gazmend Halilaj, ka njoftuar se në emër të shoqatës “Thirrje për drejtësi”, ka ngritur Kallëzim penal ndaj eprores së Hetimeve të Policisë Fazlie Ahmeti.

Ai ka thënë se e njëjta, ka dalë publikisht në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, që sipas Halilajt, është i akuzuar nga Gjykata e Hagës për mbi 125 vrasje të rivalëve politikë, përcjell Bota sot.

Halilaj ka thënë se për këtë Kallëzim, do të njoftohet edhe Prokurori i Specializuar në Hagë.

Ai ndër tjerash, në postimin e tij në Facebook, e ka akuzuar eproren Ahmeti, se e “ka kallë Zyrën e Arkivës në Stacionin Policor” para dy vitesh.

Reagimi i plotë i Halilajt:

Miq: Eprorja e Hetimeve të Policisë para (2) vitesh, e kalli Zyrën e Arkivës në Stacionin Policor.

Tani bën thirrje që: I akuzuari nga Tribunali i mbi (125) vrasjeve të rivalëve politikë, të lirohet.

Kjo përbën vepër penale të: Frikësimit gjatë procedurës penale dhe Pengim i të provuarit.

Sepse publikisht, del në mbrojtje te të akuzuarit nga Tribunali, duke e përdorur uniformën e shtetit, që shteti i ka dhënë për të ndjek krimin, e kjo jo vetëm që është fyerje direkte për viktimat, por në mënyrë serioze, paraqet - Kërcënim, për dëshmitarët dhe të mbijetuarit, të cilët tani e (25) kërkojnë drejtësi.

Cili është ai dëshmitar, që merr guximin të dëshmojë te një Hetuese apo një Stacion Policor, ku hetimet udhëhiqen nga kjo?

Andaj, në emër të Shoqatës “Thirrje për drejtësi” ngrita Kallëzim penal në drejtim të dy veprave të cekura më lart.

Ne si profesionistë jemi të betuar që veprimet e zyrtarëve, që dalin haptas në mbrojtje të krimit t’i raportojmë pranë kompetentëve.

Me një kopje të këtij Kallëzimi, do të njoftohet edhe Prokurori i Specializuar në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat