Kajtazi: Osmani është distancuar nga Kurti, ja frika e saj

Aktuale

Kajtazi: Osmani është distancuar nga Kurti, ja frika e saj

Më: 21 maj 2024 Në ora: 08:46
Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se presidentja Osmani po mundohet të krijojë distancë për shkak të frikës se kryeministri Kurti ka gjetur partner të ri, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Këtë e përmendi në diskutim të dështimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku theksoi se Osmani është distancuar nga “letra skandaloze” që i është drejtuar KiE-së.

“Prej kohësh SHBA-të po përpiqen të krijojnë një partner në Kosovë dhe unë këtë e shoh si përpjeke për ta qarë Vjosa Osmanin me Albin Kurtin ndonse kjo përpjekje e tyne nuk besoj që deri tash ka dhanë ndonjë rezultat sepse për tema tepër të rëndësishme për këtë vend Vjosa Osmani ka qëndru e heshtur, nuk ka fol me jave të tëra dhe kemi dështimin në Këshillin e Evropës edhe presidentja Osmani nuk është që ka pas qëndrim tjetër prej qeverisë përveq distancimit nga ajo letra skandaloze ku ajo po përpiqet si me thonë me nda veten nga kjo papërgjegjësi e ekzekutivit në raport me antarsimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Duhet me theksu se ky eshte dështim kapital i Kosoves në këto vitet e fundit dhe po kalon e heshtne sikur ska ndodh asgjë. Neve na kujtohet kur ka dështu Kosova mu anëtarsu në Interpol çfarë zhurme ka qenë e jashtëzakonshme në këtë vend janë të rëndsishmë të dy organizatat por më e rëndësishme është Këshilli i Evropës se sa Interopoli”, tha Kajtazi.

Kajtazi pohoi në Rubikon se Vjosa Osmani po përpiqet të krijojë distancë për shkak të frikës se Albin Kurti është afruar me PDK-në dhe Memli Krasniqin.

“Unë besoj qe Kurti e di që Vjosa Osmani në momentin që asaj i cenohet karriera e saj ajo nuk e ka asnjë problem që të ia kthej shinën, po përdori gjuhë ma të kujdesshme, shumë të tjerë thonë se ka problem me ja ngulë thikën mas shpine qysh ka vepru me bashkëpartiakët e saj apo liderët e saj në të kaluarën.

E kam thënë në një postim të shkurtë që Vjosa Osmani më shumë po përpiqet të krijoj distancë për shkak të frikës se Albin Kurti është afru me PDK-në dhe Memli Krasniqin, se sa për shkak se ajo mendon ndryshe nga Abin Kurti, ajo ka frikë që Kurti po gjen një partner të ri ka edhe dy vjet mandat si presidente dhe rrugëtimi i saj i mëtutjeshëm në politikë mund të jetë i rrezikum nëse ajo nuk ka një aleat që në këtë rast e ka pas dhe mendoj se do donte ta kishte albin kurtin dhe për këtë shkak ajo bën kësi veprime”.

Siç shprehet Kajtazi, e ardhmja e Vjosa Osmanit varet se a do ta ketë një mandat të dytë si presidente.

“Nëse nuk do ta ketë një mandat të dytë si presidente ajo besoj që do ta ketë të veshtirë me u afru me subjeke të tjera politike prej subjektit të vet nuk ka kurgjo, sa prej borës të parvjetit a ka diçka, dmth nuk ka subjekt politik ajo, po lista Guxo qe me duket e kanë regjistru ndërkohe po për këtë arsye ajo po e sheh vetën të rrezikuar, kalkulimet se mund të ketë një koalicon më të madh të Vetëvendosjes me ndonjë subjekt politik që tash është diskutu shumë më PDK-në, Vjosa Osmanin e qet prej ndikimit që ka sot në politikë dhe në zhvillime për këtë arsye unë mendoj që megjithatë Kurti edhe në këto qëndrime të gabuara ka një lloj sinqeriteti ndërsa Vjosa Osmani i ka të gjitha kalkulime të cilave unë nuk është që i besoj fort”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat