Akademiku malazez mendon se Mali i Zi duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE: Ballkani do të digjet nëse...!

Aktuale

Akademiku malazez mendon se Mali i Zi duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE: Ballkani do të digjet nëse...!

Më: 21 maj 2024 Në ora: 10:25
Vukiq Puleviq

Mali i Zi do të duhej ta mbështeste fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Njëjtë do të duhej të vepronte edhe mbështesin rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Kështu ka thënë akademiku i njohur malazez Vukiq Puleviq në një intervistë për Pobjedën

Përderisa Serbia po armatoset, institutet perëndimore paralajmërojnë për një konflikt të ri të mundshëm në Ballkan, mbi të gjitha në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, Puleviq nuk sheh ndonjë rrezik. Kjo pasi sipas tij, Vuçiq qetësohet kur dikush i fortë i vërtet.

“Por nëse ideja e Vuçiqit ka sukses, Ballkani do të digjet sërish”, thotë ai.

“Vuçiq njëherë u nis për në Mal të Zi. Një herë u futën në atë brazdë, nuk ka më kthim. Nëse Vuçiq shkon në Bosnje-Hercegovinë, do të bëhej rrëmujë, do të përpiqej të përsëriste vitin 1918, të marshonte në Mal të Zi, gjë që do të ishte mjaft e vështirë. Megjithatë, rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare kanë ndryshuar, pyetja është se kush do ta mbështeste në këtë. Shumë varet nga rezultati i agresionit rus kundër Ukrainës, se kush do të zgjidhet në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor… Ka shumë pyetje, por pak përgjigje përfundimtare dhe të qarta. Edhe pse ai beson thellë në të, Vuçiq nuk e ka gjithçka në dorë. Në fund të fundit, ai qetësohet sapo i bërtet më i forti”, mendon ai.

Sipas akademikut malazez, Aleksandar Vuçiq nuk është lider.

“Vuçiq është okupator. E ashtuquajtura udhëheqje e tij nuk është udhëheqje për përparim, por për regres dhe rrënim të përgjithshëm”, mendon Puleviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat