Ky shtet sot nis një kontingjent prej 100 ushtarëve për në Kosovë

Aktuale

Ky shtet sot nis një kontingjent prej 100 ushtarëve për në Kosovë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej më shumë se 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht pas tensioneve midis Kosovës e Serbisë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Radostin Iliev dhe shefi i Mbrojtjes, Admirali Emil Eftimov, do të marrin pjesë më 21 maj, në një ceremoni zyrtare për dërgimin e një njësie ushtarake për dislokim në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizimtare të NATO-s (KFOR). Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 11:00, në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad.

“Mbi 100 pjesëtarë të shërbimit, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Drejtues i Batalionit të 2-të Shumëkombësh të Forcave Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë është majori Krasimir Damyanov, me kapiten Ferdo Ferdinandov që shërben si komandant i kompanisë, raporton agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat