Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Aktuale

Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:02
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vite për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm i atyre projekteve që janë duke hasur ne vonesa gjatë implementimit.

Sipas njoftimi nga Zyra e BE, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat