Eksperti: Operacioni në veri nuk duhej të bëhej me njësite të specializuara

Aktuale

Eksperti: Operacioni në veri nuk duhej të bëhej me njësite të specializuara

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:24
Drizan Shala

Aksioni i Policisë së Kosovës në komunat veriore të hënën, pa koordinim me aleatët po shihet si jo i duhur dhe se nuk duhet të bëhej me njësite të specializuara të Policisë së Kosovës.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ka ardhur si shkak i involvimit të politikanëve në këtë aksion.

Sipas tij, një aksion i tillë nuk është dashur që të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe të angazhohet një numër kaq i madh i efektivëve policorë.

“Do të duhet që Policia e Kosovës assesi të mos bie pre e ndikimeve politike dhe të vazhdoj tutje zbatueshmërinë e legjislacionit të aplikuar në Kosovë. Pra veprime të tilla të ngjashme mund te kemi ditët dhe javët në vijim në forma të ndryshme por me elemente te caktuara. Por që niveli politik nuk do të duhet fare të involvohet sepse prandaj po pasohet edhe reagimet e DASH-it, i cili është reagim shumë serioz dhe duhet të jetë mesazh për nivelin politik”, ka thënë Shala.

Ai thotë për Eo se reagimi i Departamentit  Amerikan vije si pasojë e frikës së ndezjes së një konflikti të mundshëm në atë pjesë.

“Mesazhi i DASh-it nuk është për Policinë e Kosovës por është më shumë për ministrin e Punëve të Brendshme, sepse veprime të ngjashëm dhe të tilla nuk do të duhej që të ndërmerren në mënyrë të fshehtë apo klandestin dhe të angazhohen një numër kaq i madh i efektiveve të PK-së në një operacion i cili mund të kishte përfunduar me policë të rendit pa pasur nevojë të involvohen njësitet e specializuara. Sepse dihet që marrëveshja franko-gjermane dhe aneks marrëveshja e përcakton qartazi edhe planin e de eskalimit, dhe veprimet te tilla të njëanshme në këtë kohë të përfaqësimeve të caktuara të rrymave në gjeopolitike dhe gjeostrategjinë dhe tensionet që janë duke u shpërfaqur ne rajon e Ballkani Perëndimor, DASH-i e ka frikën që një shkëndijë mund të ndezë një konflikt i cili pa dyshim mund të ketë pikënisjen qoftë në veri, qoftë në ndonjë vend në rajonin perëndimor. Dhe të mos jetë Kosova shkaktar i këtij problem për të ndikuar ndonjë prishje të ekuilibrit të sigurisë”, ka thënë ai.

Shala është shprehur se politikanët të cilët janë në qeverisje janë duke tentuar me çdo kusht të kenë ndonjë aksion të ngjashme sikur vitet e kaluara, për të ngritur një motivi nacional tek qytetarët, për ta nxitur me pastaj shkuarjen në zgjedhje.

“Në këtë aspekt ne duhet të mendojmë qartazi që veprimet e tilla se ku po na qojnë, në cilin destinacion, sepse nuk na duhen aksione të tilla qoftë si shkaktar i ndonjë ndryshimi politik të Kosovës. Sepse ne e dimë që politika dhe politikanët të cilët janë në qeverisje tentojnë në çdo kusht të kenë ndonjë aksion të ngjashme siç ka qenë vitet e kaluara sa i përket ngritjes së motivit nacional për ta nxitur me pastaj shkuarjen në zgjedhje. Nuk i duhet Kosovës shkuarja në zgjedhje nën masa dhe tensione te caktuara dhe nën thuprën e DASH-it e cila pa dyshim çdo mëngjes është duke na goditur herë duarve, herë fytyrës si pasoj e pamaturisë politike”, ka thënë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehu zhgënjimin për aksionin e kryer se fundi në veri të vendit, duke thënë se ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se ai i përshkallëzon tensionet. “Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur të Zërit të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat