Murati: S’ka kushte shtesë për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Murati: S’ka kushte shtesë për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:25
Hekuran Murati dhe Liburn Aliu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian s’i ka vendosur kushte shtesë Kosovës për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë “secila reformë ka koston e vetë dhe se për këtë çdo vit dorëzohet raporti nga Kosova”.

“Sa i përket planit të rritjes, janë diku mbi 130 reforma. Mënyra se si është strukturuar është që mbi 900 milionë euro të shkojnë për financim të mjeteve dhe pjesa tjetër si mbështetje buxhetore.

A ka kushtëzime, kritere të planit të rritjes janë bazuar në reforma. Secila reforme ka koston e vete, Kosova dorëzon raportin çdo vit dhe nuk ka kushtëzime të tilla”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat