“O mshele bre”: Qalaj i PDK-së përplaset me Thaçin e VV-së për rezervat shtetërore

Aktuale

“O mshele bre”: Qalaj i PDK-së përplaset me Thaçin e VV-së për rezervat shtetërore

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po raporton auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

Deputeti Rashit Qalaj, thotë se është dashur të auditojnë te rezervat shtetërore, meqë siç thotë ai – është top temë qe një vit.

Por në një moment, pati një përplasje mes tij dhe deputetit të VV-së, Halil Thaçi, i cili po i ndërhynte Qalajt në fjalën e tij.

Qalaj: Arsyetimi objekti privat dhe shtetëror sa i përket sigurisë nuk do të duhej të ishte. Do të duhej të ishte brengë e kushteve të punës, mirëqenies së punuesve, ho ke objekt privat ho qeveritar, siguria duhet të jetë e njëjtë.

Nuk mund ta gjesh arsyetimin së paku në këtë mënyrë, besoj që mirë keni ba që keni kërku nga Agjencioni që stafi juaj të përgatitet me certifikata të sigurisë.

Me kanë marë e mirë, edhe ne deputetët do duhej të pajiseshim me këto certifikata dhe cdokund ku kemi qasje në dokumente të klasifikuara duhet të kemi certifikatat e sigurisë, por për këtë, nuk ka vullnet të partive politike.

Por, mos ta auditosh një, në këtë rast rezervën shtetërore që është top temë, në seanca e komisione (e ndëprenë deputeti Thaçi) nuk jam tuj të vetë kurgjo Halil Thaçi, kur të folsh ti kam me të ngu.

Thaçi: Ka pasë Komision Hetimor edhe…

Qalaj: O mshele bre, po të djegë, e di që është sensitive, por kjo e ka obligim se është dashtë qe sa kohë rezervat shtetërore me u auditu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat