“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, ishin akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar

Aktuale

“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, ishin akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajtur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën në rend dite ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023, ku e ftuar ishte Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Përplasja erdhi pas deklaratave të opozitës lidhur me auditimin që nuk është bërë për rezervën shtetërore. Ndërsa, nga deputetët e pozitës këtë arsye kanë themeluar edhe komisionin, mirëpo sipas tyre nuk është gjetur asgjë që vërteton akuzat e opozitës. Po ashtu akuzat, vazhduan edhe nga deputetët e opozitës, për siç theksuan “hajnisë që ka bërë pushteti”.

Nënkryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami ka kërkuar shifra për numrin e kontratave të prokurimit publik, në veçanti të atyre me negocim të drejtpërdrejt pa publikim të njoftimit për kontratë të cilat ZKA i ka audituar.

Për këtë, autitorja e përgjithshme Spanca tha se ndonëse është vërejtur një dukuri negative në këtë drejtim, ajo tha se nuk kanë shifra.

Spanca: Për kontratat një burimore e kemi vërejt që është bërë një dukuri negative si në nivelin lokal dhe qendror

Sa i përket informatave, shifrave, dhe procesit si dukuri, përdorimin e procedurës me negocim, pa publikim e kemi vërejtur që është bërë një dukuri negative si në nivelin lokal dhe qendror. Për gjitha këto raste kemi raportuar, jo me shifra, por mund t’i sigurojmë”, tha Spanca

Bajrami ka kërkuar nga ZKA që të bëjnë auditimet e gjitha kontratave njëburimore, në mënyrë që të dilet me të dhëna të qarta.

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka pyetur nëse ZKA ka qasje në auditimin e procesit të furnizimit për rezerva shtetërore.

Spanca: Për shkak të kushteve nuk kam arritur të kryej auditimin

“Për shkak kushteve infrastrukturës, teknike që kam në objekt nuk kam arritur të kryer auditimin e këtyre informatave dhe nuk e marr rrezikun, për shkak se niveli i sigurisë në objekt privat është i ulët ”, tha Spanca.

Ndërkaq, Bajrami ka theksuar nuk ka asnjë nen që kërkon konfidencialitet për dokumentacionin dhe tenderin e rezervave shtetërore. Ndërsa ka shtuar, se nuk ka kushte më të mira as MINT, aty ku mbahen dokumentacionet.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj është shprehur i shqetësuar për gjendjen qe u prezantua nga ZKA, derisa ka theksuar se paga e ulet vazhdon të mbetet problem që institucionet të ballafaqohen me mungesë të punëtorëve.

Ndërsa ka shtuar se nuk ka arsyetim që të ketë blerje pa kontratë të negociuar, pa publikim.

Qalaj: A është në pajtim me ligjin që me kontratë të negociuar pa publikim të blihen gomat e dimrit për vetura

“A është në pajtim me ligjin që me kontratë të negociuar pa publikim të blihen gomat e dimrit për vetura, absolutisht në asnjë rast kurrë”, është shprehur Qalaj, duke shtuar se siguria duhet të jetë e njëjtë dhe se kjo nuk ka arsyetim.

Deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi tha se për këtë e kanë themeluar edhe komisionin, mirëpo nuk ka dalë asgjë nga aty.

Për këtë ka reaguar ashpër deputetja Bajrami, duke e quajtur deputetin Thaçi, 'manipulues dhe shpifës'.

Bajrami: Ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni asgjë, sepse ju jeni shpifës dhe manipulues

“Ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni asgjë, sepse ju jeni shpifës dhe manipulues. Asnjë kontratë një burimore në karrierën time nuk e kam nënshkruar...Ti je shpifës asgjë më shumë...E pyet guvernatorin e BQK-së, që e ke votuar në Kuvend si me ja vendos emrin 2 milionëshit të thesarit...46:47 Për shpifje do të padisë, unë, nuk e kam vjedhë asnjë cent. Hajnat janë në burg, për shpifje për barnatore qëndroj ballëhapur, kurrë në jetë unë as familja ime nuk kemi të investuar, kjo është shpifje dhe për këtë do të përballemi në gjykatë”, tha ajo.

Ndërsa, Thaçi ka akuzuar deputeten Bajrami për “hajni”.

Thaçi: Nëse është një ministër që është dëshmuar që është hajn, je veç ti, kryekëput hajneshë

“E kam gjet, e kam dëshmuar në Kuvend, është e vërtetë se sot nuk e kam me veti...Mos e hup kontrollin...46:28 Një hajneshë e dëshmuar, qe ke vjedh 2.1 milionë dhe kanë lulëzuar barnatoret e tua, e dinë gjithë qytetarët kush je ti...Nëse është një ministër që është dëshmuar që është hajn, je veç ti, kryekëput hajneshë...48:28 Ministër ka qenë edhe deputeti që sot është i Aleancës, por po përballet. Ju nuk e dëshironi vettingun”, ka thënë Thacci.

Ndërsa, duke ju përgjigjur deputetit Thaçi, deputeti nga PDK, Hajdar Beqa ka thënë se partia tij ka qenë stabile në Obiliq, porse ka thënë se vet deputeti lartpërmendur është munduar të bëjë mashtrime në atë pjesë.

Beqa: Sa i përket Obliqit, aty PDK ka qenë stabile, por aty t’ka mujt një kandidat i pavarur

“Ju kërkojmë mirëkuptim gjithë juve, nuk e di pse dolëm në këtë situatë. Sa i përket Obliqit, aty PDK ka qenë stabile, por aty t’ka mujt një kandidat i pavarur. Je shku dhe i ke mashtruar me qindra familjar, ju shti në punë në KEK tek Nagipi, dhe nuk ta kanë jap votën... Ato shtëpia që i tha kolegu Shala që janë ndërtuar tash të vlerësohen, i ke ndërtuar ti, dhe e di me kënd i ke ndërtuar. Ato pemë që janë mbjellë i ke bërë ti. Prokuroria gabon që nuk të fusin në burg ty, se ti duhesh me qenë në burg dhe jo deputetët”, tha ai.

Ndërsa, Thaçi ka replikuar duke thënë se deputeti Beqa po bënë shpifje, po ashtu ka ftuar prokurorinë që të marrë në intervistim deputetin Beqa dhe t’i tregojë dëshmitë se kush i ka ndërtuar atje.

Ndërkaq, Spanca duke prezantuar raportin ka deklaruar se ky institucion ka arritur të përmbush të gjitha kërkesat dhe afatet ligjore për punën audituese me rezultatet përkatëse duke kryer 124 raporte të auditimit të fushave financiar, pajtueshmëri si dhe performancës.

Spanca: Gjatë vitit 2023 janë kryer 107 auditime financiar dhe të pajtueshmerisë të pasqyrave vjetore financiare

“Gjatë vitit 2023 janë kryer 107 auditime financiar dhe të pajtueshmërisë të pasqyrave vjetore financiare... Rezultatet kryesore nga raporti vjetor i auditimit për auditimet e kryera gjatë vitit 2023 kanë nxjerrë në pah një numër dobësish në shumicën e organizatave buxhetore neper kategori të ndryshme të cilat kanë rezultuar me menaxhim të dobët të fondeve publike si dhe mos arritjen e vlerës për para. Raportet e auditimit për vitin 2023 kanë identifikuar mangësi të ndryshme, në organizatat buxhetore cilësia e raportimit financiar ende vazhdon të mos jetë në nivelin e pritur për shkak se nga 86 auditime të pasqyrave vjetore financiare 33 sosh kishin keq deklarime materiale të cilat kanë rezultuar me opinion të modifikuar, përkatësisht të kualifikuar, ndërsa 53 të tjera kishin opinion të pamodifikuar. Megjithatë, krahasuar me vitin 2022 janë 13 organizata buxhetore më pak të cilat kanë marrë opinion të modifikuar”, ka deklaruar Spanca.

Ajo tha se këto auditime kanë përfshirë të gjitha organizatat buxhetore përfshirë nivelin qendror, lokal, dhe institucionet e pavarura, mandej një numër të konsiderueshëm të ndërmarrjeve publike si dhe projektet e financuara nga donatoret. Ndërsa, ka shtuar se fokusi i auditimeve ishte arsimi, shëndetësia, sporti, zhvillimi ekonomik, ujrat dhe mjedisi, teknologjia e informacionit dhe fusha e prokurimit publik.

Në anën tjetër ajo ka bërë të ditur se tek ndërmarrjet publike cilësia e raportimit financiar edhe pse krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar, ende vazhdon të mos jetë në nivelin e pritur.

Gjatë raportimit të saj në këtë komision, ajo ka përmendur dy sfidat që po ballafaqohen tash e sa kohë.

Spanca: Vetëm gjatë vitit 2023 janë dorëhequr 11 punonjës, derisa këtë vit pesë të tjerë

Nga rezultatet e nxjerra, në vitin 2023 kemi dërguar tek prokurori i shtetit 51 raste me elemente potenciale te veprave penale, mashtrime dhe korrupsioni, si dhe 3 raporte të auditimit në tërësi...Dy sfida kryesore me të cilat po ballafaqohemi, çështja e objektit dhe ajo e largimit të stafit nga ZKA. ZKA është vendosur në një ndërtesë private, ndërsa kontrata e fundit për qira është nga gushti i vitit 2018 dhe skadon në janar të vitit 2025. Përkundër shumë kërkesave të adresuara nga ana ime, akoma nuk është bërë zgjedhje për vendosjen e ZKA-së në një ndërtesë publike...Niveli i pagave për personeli i ZKA-së viteve të fundit është duke pamundësuar ruajtjen e këtij stafi që të ofrojë kontributin e tyre në auditime. Vetëm gjatë vitit 2023 janë dorëhequr 11 punonjës, përderisa vetëm në pesë mujorin e parë të vitit 2024 janë pesë punonjës që kanë lëshuar ZKA-në. Ligji i pagave ZKA-në nuk e ka vendosur në nivelin e pritur”, tha ajo.

Ndërsa në mungesë të kuorumit për t’u votuar mbeti për tu shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat