KFOR: Nuk u përfshimë në aksionin e djeshëm në veri, u njoftuam pak para nisjes

Aktuale

KFOR: Nuk u përfshimë në aksionin e djeshëm në veri, u njoftuam pak para nisjes

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Autoritetet në Kosovë dje kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ndërkaq sot nga KFOR-i bëjnë të ditur se u njoftuan pak para fillimit të operacioneve kundër degëve të Bankës Postanska Stedionica të vendosura në komunat veriore të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potok.

Me anë të një komunikate për media thuhet se personeli i KFOR-it nuk ishte i përfshirë në ekzekutimin e këtyre operacioneve dhe se presin konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

“KFOR-i vazhdon të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, duke ofruar kornizën e sigurisë të nevojshme që diplomacia të ecë përpara. Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet tutje në kumtesën për media të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat