Sopjani për aksionin në veri: Veprim në një kohë të gabuar

Aktuale

Sopjani për aksionin në veri: Veprim në një kohë të gabuar

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:20
Shkelzen Sopjani

Avokati, Shkelzen Sopjani njëherësh ish-inspektor i AKI-së operacionin e policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë më 20 maj e ka quajtur “veprim jo të duhur”.

Sipas tij, edhe nëse ka qenë veprim i natyrës së shtrirjes së ligjshmërisë në veri të vendit, ky veprim është marrë në kohë të gabuar.

Sopjani ka thënë se ky veprim prej strukturave ilegale serbe interpretohet te popullata lokale si diçka që i cenon të drejtat e tyre.

“Edhe nëse veprimi më i duhur merrret në kohën e gabuar ka pasoja. Koha nuk është e duhur, për shkak të popullatës lokale, ata filluan me fitu besimin atje, si dikush që ju rri afër e i mbron, veprim i duhur këtë rast kishte me qenë nëse qeveria jonë do aplikonte veprime të buta si avancimi i mirëqenies së qytetarëve në atë pjesë e jo të bëhet një veprim të tillë, edhe nëse nuk është realisht i asaj natyre, prej strukturave ilegale interpretohet si dicka që i cenon popullatën lokale” , ka deklaruar Sopjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat