Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:21
Özkan Uulutas

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Uulutas, është takuar sot me kryetaren e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subariq

Në njoftim thuhet se takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutas me homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësues të institucioneve në Kosovë.

Subariq dhe gjeneralmajor Ulutas ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në zonën e komunës.

Ulutas theksoi se kishte një takim shumë produktiv për nevojat e komunitetit lokal.

“Rikonfirmova përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, duke përfshirë patrullimet e rregullta dhe aktivitetet e angazhimit nga Ekipet tona Ndërlidhëse dhe Monitoruese”, tha komandanti i KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat